Shkrimi i Bild, Berisha: Rama ka rënë dakord me Vuçiç për ndarjen e Kosovës

Shkrimi i Bild, Berisha: Rama ka rënë dakord me Vuçiç për ndarjen e Kosovës
Teksa Rama nuk është përfshirë në debatin aktual për ndyshimin e kufijve të Kosovës, sipas ish-kryeministrit të Suedisë Karl Bild, Rama dhe Vuçiç kanë diskutuar lidhur me këtë ngjarje.

“Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit. Kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla. Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.Presidenti serb Aleksander Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur, siç më tha në një bisedë", mësohet të ketë shkruajtur Bild.

Lidhur me këtë shkrim ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili shprehet se Rama ka rënë dakort me Vuçiç për ndarjen e Kosovës duke iu referuar shkrimit të Bild.

Statusi i plotë i Berishës:

Jorgo Kristaq Zografi i Dyte dakord me Vuçiç per ndarjen e Kosoves!

Te dashur miq, ish kryeministri i Suedise Karl Bild deklaron se Edvin Kristaq Rama, te cilin mediat rendom e therrasin prej kohesh Jorgo Kristaq Zografi i dyte, ka rene dakord me Aleksander Vuçiç dhe argatet e tij albanofob ne Prishtine per ndarjen e Kosoves!

Kete denoncim ish kryeministri i Suedise dhe njeri prej njohesve me te shkelqyer te Ballkanit, i cili e ben kete ne nje editorial qe ka publikuar ne gazeten amerikane Ëashington Post me titull: “Ballkanizimi i metejshem i Ballkanit, nje recete katastrofe”! Ne kete editorial Bild shkruan se: "Ne nje takim qe kishte me Edi Ramen ai ishte i hapur per kete ide te Vuçiç'', pra te ndarjes se Kosoves dhe dorezimit Serbise te territorit mbi Iber te Republikes se Kosoves!

Te dashur miq, sot trojet shqiptare, per shkak te kapitullimit te Jorgo Kristaq Zografit te dyte dhe argateve te Beogradit ne Prishtine jane ne prag te nje coptimi te dyte por kesaj rradhe jo nga fuqite e medha por nga shqiptaret albanofob qe aktualisht jane nje rrezik i jashtezakonshem per kombin shqiptar!"

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: