RRITJA/ Kërkesa për kredi, shifrat bëhen dyshifrore

RRITJA/ Kërkesa për kredi, shifrat bëhen dyshifrore
Që kërkesat e kredive kanë qenë më të larta këtë vit sesa gjatë vitit të kaluar, këtë e tregojnë edhe shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë. Sipas saj, ato nga niveli një-shifror që kanë patur vjet, sivjet kanë kapërcyer në dy-shifror.

Konkretisht, deri në 14% ka shkuar sivjet kërkesa e bizneseve në tërësi, ku vetëm ajo për investime ka qenë 12.3%, nga 2.4% dhe 2.2% që ato kanë qenë gjatë vitit të kaluar. Dukuri kjo e ngjashme edhe për kërkesën e kredisë prej individëve, e cila sivjet ka arritur deri në 20%.

Në fakt, siç tregojnë shifrat e Bankës së Shqipërisë, niveli i kërkesës për kredi për shtëpi prej tyre ka qenë mjaft e lartë edhe gjatë vitit të kaluar, duke referuar kështu ende një interes të shtuar të shqiptarëve për strehim, nga e cila mesa duket po përfiton edhe sektori i ndërtimit për të shtuar ritmet e tij, gjithmonë e më tepër.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: