Revista britanike: Zgjidhni Shqipërinë për pushime, Gjirokastra një perlë e vërtetë

Revista britanike: Zgjidhni Shqipërinë për pushime, Gjirokastra një perlë e vërtetë
Gjatë muajit gusht Shqipëria arrin kulmin e sezonit turistik me numrin më të lartë të turistëve që zgjedhin vendet kryesisht jugore për të vizituar.

Revista britanike “Post Magazine” sugjeron Shqipërinë mes vendeve si Ukrania, Moldavia, Bosnje Hercegovina si një ndër gjashtë destinacionet e Europës Lindore për të kaluar pushimet verore larg plazheve të mbipopulluara.

Në artikullin kushtuar gjashtë destinacioneve turistike në Europën Lindore ”Post Magazine” shkruan për Shqipërinë se, “vendlindja e Enver Hoxhës, diktatorit që qeveriste Shqipërinë për më shumë se 40 vjet deri në vdekjen e tij në vitin 1985, nuk mund të dukej si një vend për t’u ekspoluruar, por Gjirokastra është një perlë e vërtetë”.

Nëpër labirintin e rrugëve dredha-dredha , “Gjiro” njihet si qyteti i një mijë hapave i cili kalon në pazarin e epokës osmane dhe shtëpitë dykatëshe të cilat njihen nga Unesco.

Në kështjellën e shekullit të 12-të, mund të shihni shpendët e luginës së Drinos, ose mund të pini një kafe dhe aventurierët mund të shijojnë një zhytje.

Nëse doni një ndryshim të ritmit, ose kërkoni diçka ndryshe për të kaluar gushtin e nxehtë ,ishulli grek i Korfuzit është vetëm dy orë larg me taksi ose mund të shkoni me traget.

 

Si të shkoni: Lufthansa ose Turkish Airlines ofrojnë fluturime lidhëse në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën, nga Hong Kongu. Merrni një autobus ose merrni me qira një makinë për të arritur në Gjirokastër.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: