Rënia e flokëve, shkaqet dhe ushqimet e duhura

Rënia e flokëve, shkaqet dhe ushqimet e duhura
Disa rrënjë flokësh janë të programuara për të pasur një periudhë rritjeje më të shkurtër se normalisht. Arsyet e kësaj diference nuk njihen ende, megjithatë të shumtë janë faktorët që çojnë në humbjen e flokut:

1. Hormonet, si p.sh., përqendrime jonormale (nivele të rritura), të androgjenëve (hormonet mashkullore që gjenden në të dy gjinitë), në gjak.

2. Genet, të trashëguara nga të dy prindërit, ndikojnë në predispozitën individuale për alopeci androgjenike.

3. Stresi, sëmundje të ndryshme dhe lindjet, mund të shkaktojnë humbje të përkohshme të flokut.

4. Barnat si p.sh., ilaçet e kimioterapisë gjatë trajtimit të kancerit, holluesit e gjakut, beta-bllokuesit e përdorur në trajtimin e presionit të lartë të gjakut (hipertensionit arterial) dhe kontraceptivët oralë, mund të shkaktojnë humbje të përkohshme të flokut.

5. Djegiet, plagët dhe rrezatimi. Megjithatë, pas shërimit, floku rikthehet në normë.

6. Sëmundjet autoimune janë shkaktare të alopecisë areata. Në këto tipe sëmundjesh, sistemi imunitar i individit sulmon qelizat e organizmit të vet, duke përfshirë edhe rrënjët e flokëve. Ekziston mundësia e rikthimit të flokut në gjendjen e mëparshme, pavarësisht dobësimit apo çngjyrimit të përkohshëm të tij.

7. Procedurat kozmetike, si p.sh., larja e shpeshtë e flokëve, lyerja apo krehjet e ndryshme. Ato e dobësojnë flokun, duke e bërë më të brishtë, megjithatë asnjëherë nuk çojnë në humbje totale të tij. Në rastet më të rënda, floku bie në formë pullash.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: