Raporti/ 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së

Raporti/ 70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria drejt  vendeve të BE-së
Të dhënat e një raporti në Shqipëri kanë treguar se nëse të rinjve do t’i jepej mundësia të largoheshin drejt vendeve të BE-së, rreth 70 % e tyre nuk do ta mendonin dy herë.

Të dhënat janë pjesë e raportit të publikuar nga qendra për të drejtat e fëmijëve dhe Rrjeti Kombëtar për të rinjtë përmes së cilit vlerësohet zbatueshmëria e Planit Kombëtar të Veprimit, raporton oranews.

Por një nga arsyet që të rinjtë shqiptarë dëshirojnë dhe e projektojnë të ardhmen jashtë vendit është edhe papunësia. Studimi më i fundit i Organizatës Ndërkombëtare të punës e rendit Shqipërinë të parën në Europë për papunësinë e të rinjve.

Kryetari i CRCA Altin Hazizaj tha se kjo tendencë ka ardhur në rritje ndërsa raporti evidenton se të rinjtë në të gjithë vendin përballen me mungesa të politikave sociale dhe ekonomike.

Është tepër shqetësuese të themi se mbi 70% e të rinjve duan të emigrojnë në vendet e Evropës. Qytetarët shqiptarë nuk shikojnë perspektivë në vendin e tyre dhe shikojnë jetën e tyre, zhvillimin e tyre në një vend tjetër.

 Nëse e lidhim këtë me të dhënat e organizatës botërore të punës, ILO, ku 32% e të rinjve janë pa punë, atëherë qeveria shqiptare ka dështuar për sa i përket të rinjve në Shqipëri” u shpreh Hazizaj për oranews.

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë CRCA dhe Rrjeti Kombëtar për të rinjtë ndër të tjera kërkojnë që qeveria shqiptare të miratoj një zë specific për Rininë në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, kërkesa është që ai të zërë 10% të fondeve të të gjithë ministrisë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: