PD akuzon Veliajn: Propaganda e Kryetarit të Bashkisë, si po vidhen qytetarët në Tiranë

PD akuzon Veliajn: Propaganda e Kryetarit të Bashkisë, si po vidhen qytetarët në Tiranë
Ditën e sotme Partia Demokratike ka vijuar akuzuat ndaj qeverisë, megjithëse këtë herë është fokusuar tek kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj.

Sipas PD, Veliaj ka abuzuar me fondet e ndërtimit të shkollave, pasi me interesat e paguara po favorizohen kompanitë në dëm të banorëve

Kryetari i Bashkisë ka propaganduar me të madhe ndërtimin e 17  shkollave të reja njëherazi, duke detyruar qytetarët e Tiranës të  paguajnë rreth 80 milionë dollarë në 7 vite për disa ndërtesa që, në  vend të simbolit të dijes dhe të së mirës, do të jenë simboli  i korrupsionit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Si bëhet kjo vjedhje?

Shumica e familjeve në Tiranë ka marrë të pakten një herë kredi për  shtëpi dhe gjithkush synon ta marrë me interesin më te ulët, mesatarja  është tek 4%.

Por nuk ndodh kështu me Erion Veliajn.

Kryebashkiaku hajdut dhe zhurmëmadh i Tiranës paguan me taksat tona  6.3 % interes tek ata që do të ndërtojnë shkollat me 80 milionë euro.

Një kryebashkiak i ndershëm që nuk e ka mendjen të vjedhe dhe të kapë  median si Erion Veliaj, do të kishte marrë kredi shtetërore me 3 % dhe,  në vend te 17 shkollave, do të kishte ndërtuar 21 shkolla apo do të  kishte kursyer 14 milionë euro.

Kush do t’i fitojë këto 14 milionë euro, kundër interesit të qytetarëve?

I pari që ka formosur kontratën me bashkinë e Tiranës është Gentian Sula!

Qytetarët e Tiranës duhet të dinë se ky është ndërtuesi i rezidencës  luksoze të vilave në Kodrën e Diellit, ku jeton edhe kryebashkiaku  hajdut Erion Veliaj.

Konflikti i interesit është i hapur, njësoj si vjedhja e 14 milionë euro me projektin e shkollave me PPP!”,deklaroi demokrati Mateo Spaho.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: