PD akuzon Prokurorinë: KLSH zbuloi 129 zyrtarë të korruptuar, asnjë nuk është hetuar

PD akuzon Prokurorinë: KLSH zbuloi 129 zyrtarë të korruptuar, asnjë nuk është hetuar
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka akuzuar prokurorinë se nuk po heton zyrtarët e korruptuar.

“Për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qendror dhe lokal, por, fatkeqësisht, nga prokuroria nuk ka asnjë raportim sa nga zyrtarët e qeverisë ka çuar para gjykatës për shpërdorim detyre dhe abuzim me pronat, duke i tjetërsuar ato në shkelje të ligjit, pa transparencë dhe pa garë të drejtë e të barabartë”, tha deputetja.

Çupi solli në vëmendjen e publikut se “Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se fundmi se vitin e shkuar qeveria e Edi Ramës i shkaktoi shtetit dhe shqiptarëve një dëm prej 923 milionë eurosh”.

Deputetja akuzoi drejtpërdrejt Qeverinë dhe Kryeministrin Rama për shpërdorim të pronës publike në interes të privatëve të lidhur me njërëzit në pushtet.

Në emër të Partisë Demokratike, Dhurata Çupi premtoi një hetim dhe analizë të plotë të çdo prone publike të vjedhur e grabitur këto 5 vite.

“Askush nuk do të gëzojë një pronë publike të marrë me korrupsion, në kundërshtim me ligjin. Ne angazhohemi për të krijuar një regjistër të plotë elektronik të pronës publike që do të vihet në shërbim të kompensimit të pronarëve të ligjshëm dhe në shërbim të së mirës publike”, tha deputetja në një deklaratë nga selia e partisë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: