“Partizani, momenti që të ngrejë trofeun e munguar prej vitesh”

“Partizani, momenti që të ngrejë trofeun e munguar prej vitesh”
Talenti shkodran Rubin Hebaj flet pas prezantimit me të kuqtë

Si talent doli nga radhët e Vllaznisë, por përvoja e parë jashtë vendit nuk i rezultoi edhe aq efikase.

Rubin Hebaj, 19-vjeç, u prezantua te Partizani, si një ndër lojtarët premtues për titullin kampion.

“Jam i lumtur, sepse prej një viti te Domzale nuk po merrja minutat e duhura. Falënderoj Domzale, që më lejoi të vij në huazim te Partizani.”

Pse Hebaj nuk u rikthye te Vllaznia, apo nuk preferoi një ekip tjetër shqiptar, por zgjodhi Partizanin?

“Më bindi popullariteti i këtij klubi. Partizani është një emër i madh i futbollit shqiptar. Ka ardhur momenti, që kjo skuadër të synojë një trofe, që i mungon prej vitesh”, theksoi Hebaj.

Por futbollisti i ekipit U-21 të Shqipërisë e ka të vështirë të bëjë dallime se cilët do jenë rivalët kryesorë.

Te Partizani, sulmuesin shkodran e gjen një atmosferë pozitive për shkak të tifozëve të shumtë që mezi presin titullin kampion.

“Tifozëve u premtoj se do të luajmë çdo ndeshje si një finale dhe do mundohem të flas në fushë, me gola. Shpresoj që të bëjmë më të mirën, si për skuadrën, ashtu edhe për ta”, u shpreh Rubin Hebaj.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: