Parashikimi/ I nxehti afrikan mbërrin nesër në vend, gushti mbyllet me temperatura të larta

Parashikimi/ I nxehti afrikan mbërrin nesër në vend, gushti mbyllet me temperatura të larta
Gjatë pjesës së mbetur të javës vijojnë temperaturat e larta, edhe në fundjavë por kulmi i nxehtësisë shënohet nga e mërkura në të premten ku maksimumet sipas zonave pritet të luhaten nga 31 në 36°C zonat malore (maksimumi në Kukës) dhe nga 36 – 38°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Sipas Meteoalb në zona specifike të Shqipërisë, maksimumi do të ngjitet mbi 39°C, vlera që priten në Veriperëndim të vendit (Koplik, Zadrimë) dhe Jug (Kucovë, Këlcyrë). Pas fundjavës parashikohet një rënie graduale e temperaturave, e cila vijon për 5 – 6 ditë ndërsa sërish ditët e fundit të gushtit sjellin një rritje të lehtë të vlerave termike.

TABLOJA e shirave paraqet zhvillim të vranësirave gjatë të gjitha pasditeve, kryesisht në Qendër dhe Juglindje ku priten shira afatshkurtër në zona të izoluara të vendit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: