Një zemër e shëndetshme, këshillat që duhet të ndjekim me ushqimet

Një zemër e shëndetshme, këshillat që duhet të ndjekim me ushqimet
Sëmundjet kardiovaskulare mund të parandalohen duke pasur në menaxhim faktorët e rrezikut që i stimulojnë ato. Faktorët e rrezikut për t’u prekur nga sëmundjet kardiovaskulare janë të ndryshëm ato kanë  të bëjnë që nga mënyra e të ushqyerit, jeta sednetare, konsumimi i alkoolit  dhe i duhanit apo edhe sëmundjet e tjera bashkëshoqëruese. Por ushqimi mbetet një nga ata faktorë të cilët ndikojnë drejtpërsëdrejti në shëndetin e zemrës. Ajo që mjekët këshillojnë  është përdorimi i sa më shumë perimeve, zarzavateve, frutave. Ndërkohë ngrëna e mëngjesit  është këshilla më e vlefshme për të gjithë ata të cilët kanë probleme me zemrën. Por edhe aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm pasi ne futemi tek popujt sedentar, që nuk kryejnë aktivitet. Pra hamë keq dhe nuk lëvizim. Duhet të bëhet aktivitet fizik i moderuar deri në të fuqishëm, të paktën 2 orë e 30 min/ javë. Nëse aktiviteti që zhvillohet është aerobik i fuqishëm, mjafton edhe 1 orë e gjysmë/ javë. Kush nuk ka kohë për aktivitet ushtrimor, mund edhe vetëm të ecë deri në 30 minuta/ditë. Aktiviteti fizik luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e kolesterolit të mirë në organizëm.

Ushqimet që mbajnë larg sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaktarët kryesore të vdekjeve në botë. Ushqimet e shëndetshme ulin riskun e prekjes nga to. ” Health Backon” ka publikuar një listë të ushqimeve që mbrojnë zemrën dhe na ndihmojnë që për të patur një jetë sa më mirë.

Shegët

Shegët stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik, i cili hap arteriet dhe ul presionin e gjakut.

Domatet

Reduktojnë kolesterolin e keq, duke mbajtur larg arterio-sklerozën.

Hudhra

Edhe pse nuk ka një erë të mirë, hudhra ruan një rol shumë të rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetin kardiovaskular, por gjithashtu lufton infeksionet dhe kancerin.

Kanella

Vetëm një lugë gjelle kanellë në ditë, ju ndihmon në uljen e nivelit të kolestrerolit dhe ju jep një dozë të shëndetshme antioksidantësh.

Shafrani i Indisë

Është një nga mbrojtësit kryesorë të zemrës dhe redukton ndjeshëm yndyrnat në gjak.

Mollët

Thonë që një mollë në ditë, mban larg doktorin. Gjithashtu edhe sëmundjet e zemrës. Molla ka përbërës që ndalojnë bllokimin e arterieve.

Zarzavatet

Janë burimi më i mirë i antioksidantëve. Gjithashtu përmbajnë fibra dhe kalium, që redukton rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Konsumimi i rregullt i tyre çon në uljen e aminoacidit “Homocysteine”, i cili është përgjegjës për sëmundjet koronare.

 

Hudhra mund t’iu shpëtojë jetën, ja si ta përdorni në sëmundjet e zemrës

Përvoja italiane e konsideron hudhrën si një lëndë hipotensive optimale. Ajo forcon, nxit dhe stimulon e lehtëson qarkullimin dhe pastrimin e gjakut. Hudhra ul tensionin e gjakut dhe forcon tkurrjet e zemrës, normalizon ritmin kardiak.

Hudhra pakëson sasinë e kolesterolit, sheqerit dhe yndyrnave të gjakut. Në sëmundjen hipertonike, ka disa skema mjekimi të sëmundjes hipertonike. Fillon me 1 thelb hudhre në ditë, shtohet nga 1 thelb hudhra në ditë derisa arrin 5 thelpinj në ditë dhe më pas doza ulet gradualisht nga 1 thelb në ditë, derisa arrin doza fillestare 1 thelb në ditë. Me 7 ditë pushim kura mund të përsëritet kështu deri në përmirësimin e gjendjes.

Përzihen 5 lugë gjelle mishle me baraz peshë; 25 gr lule murrizi, me disa thelbinj hudhre, me bar bishtkali dhe me bar veshtulle në 1 litër ujë valë. Pas 2 ore kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës dhe jepet 2 herë në ditë, para buke, nga 1-2 lugë gjelle.

Hudhra pakëson ose zvogëlon formimin dhe ngjitjen e trombociteve në paretet e enëve të gjakut dhe pakëson rrezikun e arteriosklerozës cerebrale e kardiake dhe rrallon ose zhduk edhe krizat cerebrale e kardio vaskulare, si dhe sëmundjet trombo-embolike të aparatit të qarkullimit të gjakut.

Kohët e fundit është konstatuar botërisht se hudhra dhe gatesat e saj tresin minipllakëzat ose trombocitet nga yndyrnat dhe kalciumi që depozitohen në paretet e enëve të gjakut arterial.

 

Anashkalimi i mëngjesit ju rrezikon nga sëmundjet e zemrës dhe diabetit

Një e treta e të rriturve anashkalojnë mëngjesin dhe konsumojnë ushqime të shpejta gjatë ditës, një zakon ky që mund të bëjë kërdinë në shëndet. Shoqata Amerikane e Zemrës ka publikuar të dhëna dhe udhëzime të reja në lidhje me rëndësinë e vaktit të mëngjesit. Këto udhëzime janë marrë edhe nga ekspertët britanikë, të cilët thonë se të njëjtat zakone janë edhe në shtetin e tyre. “Ky studim tregon se rreziku për zhvillim të sëmundjeve të zemrës nuk rritet vetëm nga mënyra e ushqyerjes por edhe koha kur hamë”.

Studimi, i kryer nga ekspertët në Universitetin e Kolumbisë, në Nju Jork, zbuloi se njerëzit që hanë rregullisht mëngjes të shëndetshëm priren të marrin më pak kalori gjatë ditës. Kjo do të thotë se trupi ka më shumë kohë për të djegur energji para se të vijë orari i gjumit. Njerëzit duhet të marrin 15-25% të energjisë së ditës nga vakti i mëngjesit, mes 300-500 kalorive për gratë dhe 375 -625 për meshkujt.

Shkencëtarët nuk e kanë përcaktuar qartë çfarë duhet të hanë njerëzit, megjithatë thonë se një mëngjes i shëndetshëm duhet të përmbajë lëndë ushqyese si fibra, kalcium, kalium dhe vitaminë D.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që e anashkalojnë mëngjesin janë 27% më të rrezikuar që të pësojnë atak në zemër dhe 18% goditje në tru. Po të njëjta studime kanë zbuluar se njerëzit që hanë mëngjes do ditë kanë më pak gjasa që të kenë kolesterol të lartë dhe tension të lartë të gjakut, ndërsa njerëzit që e anashkalojnë mëngjesin janë më të rrezikuar nga obeziteti dhe diabeti.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: