Në arrati për 3 vite, arrestohet i shumëkërkuari për drogë në Gjirokastër

Në arrati për 3 vite, arrestohet i shumëkërkuari për drogë në Gjirokastër
Një 42-vjeçar është prangosur në Gjirokastër pasi rezultonte i dënuar me 6 vite për trafik droge.

Uniformat blu ka vënë të pranga ditën e sotme rreth orës 15:00 të shumëkërkuarin Fatmir Zhupa nga Salaria e Tepelenës gjatë një operacioni në lagjen '18 shtatori'.

Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qera pas shkollës 9 vjeçare 'Koto Hoxhi'.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Përmet më datë 14 dhjetor 2016, e ka dënuar 42 vjeçarin me 6 vjet burgim për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike e kryer në bashkëpunim", njoftoi policia.

Ai konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga policia shqiptare.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: