Ndalohen 16 emigrantë në Kapshticë, nga Siria dhe Iraku

Ndalohen 16 emigrantë në Kapshticë, nga Siria dhe Iraku
Në kufirin e gjelbën në zonën e Kapshticës, janë ndaluar 16 emigrantë nga policia kufitare.

Sipas njoftimit të bluve 13 prej tyre janë kapur në fshatin Braçaj dhe Vishoticë.

Shtetasit e kapur janë nga Siria dhe Iraku, dhe të gjithë janë meshkuj.

Pasi iu morën deklaratat ne drejtorinë e policisë së Kufirit, emigrantët u dërguan drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: