Ministria e Jashtme: Nis shërbimi për marrjen e çertifikatave, për shqiptarët jashtë shtetit

Ministria e Jashtme: Nis shërbimi për marrjen e çertifikatave, për shqiptarët jashtë shtetit
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë se ka lehtësuar procedurat për marrjn e certifikatave.

Tashmë të gjithë shqiptarët përtej kufijve mund të marrin një certifikatë personale ose familjare nga vendet ku jetojnë.

Ky shërbim do të ofrohet në 12 shtete, ndërkohë që lajmin e ka dhënë vet ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“Keni nevojë për Certifikatë Lindje ose Familjare ?

MEPJ tashmë bën të mundur ofrimin e këtij shërbimi jo vetëm në #Itali por edhe në 12 shtete të tjera të botës.

“Zgjerimi i gamës së shërbimeve konsullore ndaj shtetasve shqiptarë jashtë RSH-së është objektivi ynë @DitmirBushati”, njofton MEPJ.

12 SHTETET QË E OFROJNË KËTË SHËRBIM JANË:

Austri-Vjenë

Bullgari- Sofje

Çeki- Pragë

Hungari- Budapest

Kosovë- Prishtinë

Kroaci- Zagreb

Japoni- Tokio

Mal i Zi- Podgoricë

Rumani- Bukuresht

Sllovaki- Bratislavë

Zvicër- Bernë

Turqi- Ambasada Ankara+Konsullata Stamboll

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: