Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 persona nga fisi dhe plagos 6 të tjerë

Masakër në Vlorë, 24-vjeçari vret 8 persona nga fisi dhe plagos 6 të tjerë
Një masakër e vërtetë ka ndodhur në Vlorë, ku 8 persona janë vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Resulaj rreth orës 18:00, teksa njoftohet se viktimat janë në të njëjtin fis pasi mbanin mbieër të njëjtë, Zykaj.

Autori i dyshuar është Ridvan Zykaj 24-vjeçar me të meta mendore, ndërkohë që raportohet se 6 persona të tjerë janë plagosur.

Autori ka lidhje farefisnore të brezit të dytë me viktimat që janë kushërinj të parë dhe vëllezër me njëri-tjetrin.

Policia ka shkuar në vendin e krimit dhe ka nisur puna për arrestimin e tij, ndërsa në aksion janë angazhuar forcat e policisë së Vlorës, RENEA, FNSH dhe Delta.

Kontrolle të shumta po zhvillohen në zonë nga toka dhe nga ajri ndërsa dyshohet se autori është ende i armatosur.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Vlorës ndërsa viktimat janë dërguar në morgun e qytetit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: