Limon dhe aspirinë për këmbë si të një fëmije

Limon dhe aspirinë për këmbë si të një fëmije
Do ta keni vënë re se në këmbët tuaja ka lëkurë të shpeshtë, të çara apo kallo, e jua sigurojmë ky trajtim me aspirinë dhe limon do ju habisë. Përbërësit janë të lehtë për tu pasur në shtëpi dhe nuk janë agresivë me lëkurën tuaj dhe parandalojnë edhe aromën e pakëndshme të këmbëve. Përdorimi i kësaj recete parandalon edhe problemet nga myku apo kërpudhat bakteriale.

Përbërësit:

5 aspirina/Lëng i një limoni

Udhëzim:

Vendosini 5 aspirinat në një enë për shtypjen e hudhrave dhe shtypeni derisa të kthehet në pluhur. Nëse nuk e keni këtë enë, lagini aspirinat që të zbuten dhe shtypini me një pirun. Shtoni aty lëng të një limoni dhe përziejini derisa të arrini një masë homogjene.

A jeni gati të ekspozoni këmbë të bukura? Fërkojini këmbët me këtë përzierje dhe mbajeni për 5-10 minuta. Pas shpëlarjes me ujë të vakët, përdorni krem hidratues. Duhet ta ktheni këtë përbërës në rutinën tuaj të bukurisë për këmbët e do të shikoni ndryshimin.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: