Lëkura e thatë, kujdesi për të!

Lëkura e thatë, kujdesi për të!
Mos e lani shpesh fytyrën

Duke e larë fytyrën tuaj shumë shpesh, fytyra juaj do të krijojë vija, disa pjesë do të thahen dhe lëkura do të irritohet shumë. Në darkë ju duhet të hiqni vajin e fytyrës, papastërtitë dhe grimin me një larës fytyre pa përbërje sapuni. Në mëngjes mos përdorni shumë produkte për pastrimin thjesht disa shpëlarje janë të mjaftueshme.

Mos shpëlani fytyrën me ujë të nxehtë

Megjithëse uji i nxehtë është shumë i këndshëm gjatë dimrit, mund të ndikojë negativisht tek parandaluesit natyralë të tharjes së lëkurës. Edhe uji i ftohtë mund të dëmtojë lëkurën tuaj kështu që lajeni fytyrën me ujë që është në një temperaturë midis ujit të nxehtë dhe të ftohtë.

Kujdes me ujin tonik për fytyrën

E keni bërë tonifikimin pjesë të rutinës suaj të përditshme por shumë bonifikues kozmetikë  për fytyrën kanë në përbërje alkool dhe propilen që mund të intensifikojë tharjen në lëkurë sidomos gjatë dimrit.

Jo çdo vaj është për ju

Njerëzit mund të bëhen alergjik ndaj vajrave esencial si kamomili, pema e çajit ose livando. Nëse ndodh, kështu këto produkte mund t’ua bëjnë lëkurën tuaj të kuqe dhe të thatë. Nëse e dashuroni përdorimin e vajrave shikoni për produkte që përmbajnë vaj bajameje, vaj jojoba ose vaj ulliri.

Ndryshoni produkt sipas moshës

Struktura e lëkurës suaj ndryshon në bazë të moshës tuaj. Me rritjen tuaj ju duhet ta keni vënë re se lëkura nuk prodhon më aq shumë vaj natyralisht. Duhet t’i zëvendësoni produktet tuaja të vjetra me një përzierje hidratantësh që e forcojnë lëkurën dhe parandalojnë humbjen e ujit.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: