Krimi makabër në Vlorë, Xhafaj dhe Veliu me urgjencë drejt Selenicës

Krimi makabër në Vlorë, Xhafaj dhe Veliu me urgjencë drejt Selenicës
Një masakër e vëtetë ka ndodhur pasditen e sotme në Selenicë të Vlorës ku për pasojë kanë mbetur të vrarë 8 persona nga familja Zykaj.

Një 2-vjeçar ka qëlluar me breshëri ndaj fisit të tij, saktësisht ndaj familjes së vëllait të gjyshit duke vrarë 8 persona mes tyre edhe dy fëmijë.

Ritvan Zykaj ka shuar dy familje me të cilët kishte lidhje fisnore për motive ende të paqarta ndërkohë ai është arratisur menjëherë pas krimit makabër.

Zona është rrethuar nga forcat speciale ndërkohë që polcia po vijon punën për të arrestuar autorin.

Drejt Selenicës mësohet se është nisur edhe vetë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu.

Ai do të drejtojë nga afër operacionin në ndjekje të autorit të krimit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: