KORE-SHBA/ Rikthehen tonet e ashpra, a po mbaron “dashuria” Kim-Trump?

KORE-SHBA/ Rikthehen tonet e ashpra, a po mbaron “dashuria” Kim-Trump?
Koreja e Veriut ka akuzuar përsëri SHBA-në për mos heqjen e sanksioneve kundër vendit aziatik.

“Ministria e Jashtme tha se vendi komunist kishte bërë gjeste të ndryshme të vullnetit të mirë, por ende SHBA ishte ende duke ndjekur një “skenar të vjetëruar”, duke rrezikuar kështu çdo lëvizje drejt denuklearizimit”, raporton BBC.

Koreja e Veriut ndodhet nën një sërë sanksionesh ndërkombëtare dhe amerikane mbi programin e saj bërthamor dhe testet e raketave.

SHBA ka bërë të ditur se dëshiron çarmatim të plotë bërthamor, përpara se sanksionet të mund të hiqen.

Presidenti Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ranë dakord në qershor për të punuar drejt denuklearizimit të gadishullin Korean.

Por detajet e këtij procesi mbeten të paqarta. Koreja e Veriut nuk u angazhua në heqjen e njëanshme të armëve bërthamore.

Javën e kaluar, një raport i OKB-së tha se vendi komunist nuk kishte ndalur ndërtimin e armëve bërthamore.

SHBA reagoi duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të vazhduar zbatimin e sanksioneve. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: