Kaloi Vetingun me debate, ndërkombëtarët kërkojnë shkarkimin e gjyqtarit Malaj

Kaloi Vetingun me debate, ndërkombëtarët kërkojnë shkarkimin e gjyqtarit Malaj
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka kërkuar shkarkimin e gjyqtarit Artur Malaj.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj”, thuhet në një noftim të Komisionerit Publik.

Gjyqtari i Apelit Administrativ ishte konfirmuar në detyrë disa ditë më parë.

Në seancën e 3 gushtit, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konsideroi gjyqtarin Malaj “të pastër”.

Vendimi i KPK-së u dha edhe pse ishin konstatuar probleme me pasurinë e gjyqtarit dhe të sjelljes së tij.

Ky është njëri nga vendimet e institucioneve të vetingut që kanë shkaktuar debat duke vënë në dyshim edhe vetë procesin.

Por duket se vëzhguesit ndërkombëtarë kanë ndërhyrë sërish, duke i kërkuar Komisionerit Publik të apelojë vendimin.

Një kërkesë të tillë OMN e ka artikuluar edhe për figura të tjera të Drejtësisë si për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Artur Malaj është kandidat për postin e rëndësishëm Inspektor i Lartë i Drejtësisë. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: LSA

Shpërndajeni me miqtë tuaj: