Ish-kryeprokurori Llalla ankimon vendimin për sekuestron e pasurisë

Ish-kryeprokurori Llalla ankimon vendimin për sekuestron e pasurisë
Ish prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka ankimuar vendimin për sekuestro preventive të pronave të tij.

Ankimimi është bërë në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda nga avokati Sokol Hazizaj.

Pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për sekuestro preventive të pasurive të ish kryeprokurorit, me vlerë afro 1 miliard lekë.

Kujtojmë që Llalla nuk iu nënshtrua vettingut teksa gjatë procesit nga Komisioni i Pavarur i Apelimit, ish-prokurori nuk u paraqit duke paraqitur një prokurë te lëshuar nga Turqia ku autorizonte avokatin si përfaqësues të tij gjatë procesit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: