I riu masakron familjen e vëllait të gjyshit, zbardhen emrat e viktimave në Selenicë

I riu masakron familjen e vëllait të gjyshit, zbardhen emrat e viktimave në Selenicë
Tashmë fqinjët kanë bërë të ditur emrat e viktimave që mbetën të vrarë mrëmjen e sotme nga 24-vjeçari Ridvan Zykaj.

I riu ka qëlluar mbi familjen e vëllait të gjyshit dhe sipas dyshimeve të para mund të ketë patur një konflikt. Thuhet se banorët kanë konfirmuar jashtë kamerave se autori është me të meta mendore.

Emrat e viktimave janë:

Denis Zykaj, Azem Zykaj, Afërdita Zykaj, Besim Zykaj, Sara Zykaj, Vasilika Zykaj (17 vjec) dhe Ledion Zykaj (i mitur, 6 vjec).

Ridvan Zykaj ka qëlluar me breshëri automatiku, ndërsa ka përdorur thuajse 2 karikatorë, duke vrarë në pak minuta 8 persona nga fisi i tij me të njëjtin mbiemër.

Policia ka bërë thirrje për të pasur kujdes pasi autori paraqet një rrezikshmëri të lartë duke qenë se është i armatosur. Ndërkohë që vijon puna për kapjen e Ridvan Zykaj teksa terreni paraqitet i vështirë duke qenë se ka rënë nata.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: