HISTORIA/ Vrasja e 40-vjeçares dhe vajzës 9-vjeçare, nëna e 6 fëmijëve e kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë por...

HISTORIA/ Vrasja e 40-vjeçares dhe vajzës 9-vjeçare, nëna e 6 fëmijëve e kishte denoncuar ish-bashkëshortin për dhunë por...
Vrasja e 40-vjeçares nga Tropoja Valbona Marku Ndrecaj, duket se ka prapa një histori krimi të paralajmëruar.

Nëna e gjashtë fëmijëve dhe ish-bashkëshorti i saj, Pjetër Ndrecaj, kanë patur një vazhdë konfliktesh të shoqëruar me dhunë nga ish-bashkëshorti.

Prokuroria e Gjakovës, e cila ka kërkuar burgimin e Pjetër Ndrecajt me akuzën për vrasje të dyfishtë, ka zbardhur edhe konfliktin që arriti kulmin mbrëmjen e 10 majit të këtij viti, kur Valbona Ndrecaj kishte denoncuar në polici se ishte rrahur me grushta nga bashkëshorti i saj Pjetër Ndrecaj, duke treguar edhe shenjat në syrin e majtë.

Përveç rrahjes me sende të forta, Valbona Marku kishte denoncuar edhe se ishte detyruar nga bashkëshorti të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, thuajse përdhunim.

Për këtë episod dhune, Pjetër Ndrecaj qëndroi një muaj në paraburgim, derisa u lirua më 11 qershor.

valbona kishte denoncuar edhe më pas kërcënimet për jetën nga ish-bashkëshorti. Denoncimi i fundit ishte katër orë para krimit.

Por duket se policia e Kosovës nuk e kishte marrë seriozisht dhe gruaja nuk kishte asnjë lloj mbrojtjeje.

Ish-bashkëshorti kishte kërkuar pajtim me ndërmjetësim, me premtimin se dhuna nuk do të përsëritej.

Por mbrëmjen e kaluar ai ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes në lagjen Brekoc të Gjakovës dhe ka lëshuar breshërinë e kallashnikovit në korridorin e shtëpisë.

Plumbat kanë lënë të vdekur Valbona Markun dhe vajzën 9-vjeçare të çiftit, ndërsa pesë fëmijët e tjerë kanë ngelur jetime e me babanë në burg. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: