Grabiti 10 mijë euro në bingon e Italisë, shqiptari kapet pas 2 vitesh në Rumani (emri)

Grabiti 10 mijë euro në bingon e Italisë, shqiptari kapet pas 2 vitesh në Rumani (emri)
Pas 2 vitesh në arrati, autoritetet italiane kanë prangosur shqiptarin Mirijan Musteqjia si autor i grabitjes së një bingo.

Shqiptari akuzohet se grabiti rreth 10 mijë euro në një sallë bingo në komunën Tortona, në prill 2015.

Ditën e ngjarjes, dy persona të maskuar u futën në sallën e basteve në rrugën “Arzani“ dhe terrorizuan kasieren e punonjësen e pastrimit me një pistoletë. Pasi morën paratë, dy grabitësit u larguan nga vendngjarja me një “Opel Astra”, të drejtuar nga një bashkëpunëtor shkruan Panorama.

Pas verifikimeve, dy nga tre personat e dyshuar u arrestuan ndërsa Musteqjia u arrit të arrestohej në Gura Văii, një zonë me rreth 6.000 banorë në Bacau të Rumanisë, dy vite pas krimit.

Raportohet se shqiptari, ndaj të cilit rëndonte një urdhër-arresti europian, u arrestua më 31 korrik e më pas u ekstradua në Itali, ku u dërgua në burgun “Rebibbia” në Romë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: