Gjendet e pajetë gruaja e policit në Durrës, dyshohet vetëvrasja

Gjendet e pajetë gruaja e policit në Durrës, dyshohet vetëvrasja
Gruaja e një efektivi policie është gjetur e vrarë me armë zjarri në banesën e saj në Durrës.

Sipas hetimeve ka rezultuar se M.H. "është vetëvrarë" rreth orës 13:20 në lagjen Nr.7, thonë blutë e Durrësit.

Në momentin e ngjarjes ka pasur edhe persona të tjerë brenda banesës së punonjësit të Policisë së Durrësit, Sherif Hajdari.

“Më datë 06.08.2018, rreth orës 13:20, në lagjen Nr.7, Durrës është gjetur e vrarë në banesë me armë zjarri shtetësja  M.H. 47 vjeçe.

Nga hetimet paraprake dyshohet se është vetëvrarë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: