FIER/ Kamioni përplas këmbësorin, vdes në spital 48-vjeçari

FIER/ Kamioni përplas këmbësorin, vdes në spital 48-vjeçari
Një këmbësor është përplasur për vdekje në aksin rrugor Roskovec-Fier.

Policia tha se Edmond Dine, 48 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.

Për bluzat e bardha ka qenë e pamundur t’i shpëtohej jeta, pasi goditja ka qenë e fortë.

Policia tha se 48-vjeçari është goditur në rrugë nga një kamion tip “Benz”.

Uniformat blu kanë ndaluar drejtuesin e kamionit, 43-vjeçarin Festim Toska.

Një grup hetimor ka shkuar në vendin e aksidentit dhe ka nisur mbledhjen e provave për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: