ELBASAN/ Në këtë lokal u helmuan 44 dasmorë, AKU i vë drynin dhe merr kampionët për analiza

ELBASAN/ Në këtë lokal u helmuan 44 dasmorë, AKU i vë drynin dhe merr kampionët për analiza
Agjencia Kombëtare e Ushqimit ka mbyllur një lokal ku mendohet se janë helmuar shumë dasmorë në Elbasan

Llogaritet që në tre dasma të të zhvilluara të shtunën dhe të dielën në restorantin “Laguna blu” janë helmuar të paktën 44 persona.

AKU ka bërë të ditur se ka bllokuar lokalin që ndodhet në unazën e qytetit të Elbasanit.

Inspektorët e Agjencisë kanë marrë disa kampione nga ushqimi që ndodhej në lokal për të identifikuar ushqimin që ka shkaktuar helmimin e dasmorëve.

"Nga verifikimi i subjektit të shtetasit Manol Musaj rezultoi se kishte mungesë të rëndë të kushteve higjeno-sanitare si dhe mungesë të dokumentacionit shoqërues (gjurmueshmëri). Në momentin e inspektimit në subjekt, ndodheshin 12 kg mish vici, 40 kokrra veze, 25 kg mish gici, 5 kg djathë i bardhë si dhe 4 kg djathtë kaçkavall pa etiketë", thuhet në njoftimin e AKU-së.

Ndaj subjektit është vendosur një gjobë prej 700 mijë lekësh.

Ende nuk ka një përgjigje nga laboratori i AKU-së për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në kuzhinën e lokalit që tashmë është i mbyllur. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: AKU

Shpërndajeni me miqtë tuaj: