Ekzekutohet 53-vjeçari në Shkodër, dyshimet për “larje hesapesh”

Ekzekutohet 53-vjeçari në Shkodër, dyshimet për “larje hesapesh”
Një 53-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në pranë banesës së tij.

Fatbardh Liçi është qëlluar në një kafene në rrugë.

Krimi ka ndodhur rreth orës 07:15 në lagjen “Guerile” në qytetin e Shkodrës.

Policia tha se ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen “krehjen” e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve të krimit.

Por duket se ekzekutorët janë larguar përpara se policia të fillonte operacionin.

“Në fshatin Dobraç është gjetur duke u djegur një mjet tip ‘Benz’ i cili dyshohet se ka lidhje me ngjarjen”, tha policia.

Një grup hetimor ka shkuar në vendin e krimit për të mbledhur provat për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të krimit.

Ka të dhëna se viktima ka qenë i dyshuar si pjesëmarrës në një krim tjetër, në vrasjen e Astrit Kurmemajt.

Kurmema u ekzekutua me plumb në kokë në 14 mars të vitit 2011, ndërsa kishte ardhur në Shkodër me një leje të posaçme nga burgu, ku ndodhej i dënuar për vrasje. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: