“E arta” Luiza Gega, “me pushime”  në Dardhë

“E arta” Luiza Gega, “me pushime”  në Dardhë
Atletja po përgatitet për Kampionatin Europian 

Luiza Gega duket se nuk pasur kohë për pushime, ose i ka lënë ato për në muajin shtator, pasi e pret një garë e rëndësishme në muajin gusht.

Luiza Gega pak javë më parë fitoi medalje ari në Tarragona të Spanjës, Lojërat Mesdhetare, në disiplinën 3000 metra me pengesa, dhe pas këtij suksesi është kthyer në Shqipëri ku edhe ka vijuar përgatitjet për garat e ardhshme.

Atletja e talentuar është duke u stërvitur këto ditë në Dardhë të Korçës përpara kampionatit Europian që do të zhvillohet në gusht, në Berlin.

Më 10 gusht Gega merr pjesë në garën e 3000 m me pengesa dhe lidhur me objektivat atletja shqiptare tha se synon medalje ari edhe në këtë garë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: