Dieta e Plazhit jugor (“South Beach Diet”)

Dieta e Plazhit jugor (“South Beach Diet”)
Dieta “South Beach Diet” është krijuar nga kardiologu Dr. Arthur Agatston me seli në Mount Sinai Hospital në Floridën Jugore. Dieta në mënyrën e saj origjinale është krijuar për pacient me mbipeshë. Thekson konsumimin e karbohidrateve të mira dhe yndyrave të mira. Dieta së pari është shfaqur në librin “The south beach diet: The Delicious, Doctor-designer, Foolproof Plan for Fast and Healthy Weight Loss”. Në shqip “Dieta e plazhit jugor: plani i pagabueshëm, i shijshëm dhe i dizajnuar nga mjeku për humbje peshe të shpejtë dhe të shëndetshme”.

Çfarë është?

Është një version më i avancuar i dietës Atkins (Atkins diet). Kjo dietë fokusohet në balancimin e shëndetshëm në mes të karbohidrateve dhe yndyrave të mira. Ushqimet tepër të proceduara si të pjekurat, ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara janë të ndaluara. Dr. Agatson thotë se nëse zvogëlojmë karbohidratet e këqija ju ndihmon në metabolizimin më të efektshëm të asaj që hani e gjithashtu edhe përmirësohet rezistenca ndaj insulinës, kështu duke ju shtyrë drejt humbjes së peshës.

Si Funksionon Dieta?

Si shumë dieta të ndryshme të tjera, edhe “dieta e plazhit të jugut” ndahet në tri faza:

  • Faza 1: Në këtë fazë shumica e karbohidrateve përjashtohen për t’i dhënë trupit tuaj pushim të plotë nga luhatjet e nivelit të sheqerit në gjak. Fokusi është në ushqimin me mish pa dhjam, mish pule, peshk, vezë, djathë me pak yndyrë, arra ose lajthi dhe vaj ulliri. Ju vazhdoni me këtë fazë për 14 ditë.
  • Faza 2: karbohidrate me indeks të ulët të glycemines (Low glycemine index) e këtu përfshihen shumica e frutave, bukës së thekur, drithërave të plota dhe pastave e gjithashtu edhe qumësht me pak yndyre. Qëllimi është që të vazhdoni me këtë fazë deri sa të arrini në peshën e dëshiruar.
  • Faza 3: në këtë fazë ju përfshini një mori ushqimesh tjera. Kjo fazë ka për qëllim që të mbajë peshën në nivel dhe se kjo dieta për humbje peshe (south beach diet) sugjeron që të qëndroni në këtë fazë për gjithë jetën.

Përparësitë e Dietës Së Plazhit të Jugut

  • Është provuar e testuar.
  • Diferencon në mes të karbohidrateve të mira dhe të këqija.
  • Inkurajon konsumimin e ushqimeve më Indeks të Ulët Glicemik (Low Glycemic Index)
  • Inkurajon që të largoni ushqimet e pashëndetshme nga dieta e juaj

Mangësitë e Dietës Së Plazhit të Jugut

  • Nganjëherë njerëzit ndihen të dobët dhe të shkundur për shkak të ndalesës ekstreme të karbohidrateve.
  • Eliminimi i të gjitha karbohidrateve do të thotë se ju nuk do të hani disa prej burimeve të mira të fibre, vitaminave dhe mineraleve.

Dieta për humbje peshë (South Beach Diet) nuk është vetëm për njerëzit që dëshirojnë të humbin peshë. Studimet tregojnë se kjo dietë gjithashtu mund të ndihmojnë në zvogëlimin e kolesterolit e gjithashtu edhe zvogëlimin e rrezikut të problemeve kardiovaskulare. Natyrisht, ashtu sikur me të gjitha llojet tjera të dietave, edhe dieta për humbje peshe e plazhit të jugut (South Beach Dieat) kërkon nga ju të keni vullnet dhe përkushtim. Por për ata të cilët janë të mësuar të han ushqime shumë të përpunuara dhe yndyra të ngopura duhet të bëjnë ndryshim radikal në veset e tyre të të ushqyerit.

Nëse pyet e kërkoni “si te dobësohemi” atëherë kjo është një dietë qe duhet provuar jo vetëm se humbim peshë por edhe se shëndeti juaj përmirësohet dukshëm dhe se trupi juaj do ju falenderojë.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: