Dieta 14 ditore me limon

Dieta 14 ditore me limon
Dieta e limonit është e përsosur për heqjen e toksinave nga trupi, si dhe humbjen e peshës njëkohësisht. Kjo dietë zgjatë 14 ditë, dhe gjatë kësaj periudhe organizmi do të pastrohet, si dhe do t’i humbni disa kilogramë ekstra. Çdo ditë duhet të pini lëngun e limonit të përzier me ujë, por në sasi të ndryshme. Lëngu i përzier i limonit rekomandohet të pihet përnjëherë, pavarësisht se disa njerëz kanë vështirësi ta bëjnë këtë. Nëse nuk mund ta pini pijen përnjëherë në mëngjes, të paktën e pini herë pas here përgjatë mëngjesit, me rëndësi duhet ta pini të gjithën një orë para drekës.

Dita e parë:

Pini lëngun e një limoni të shtrydhur me një gotë ujë të freskët.

Dita e dytë:

Pini lëngun e dy limonëve të shtrydhur me dy gota ujë të freskët.

Dita e tretë:

Pini lëngun e tre limonëve të shtrydhur me tri gota ujë të freskët.

Dita e katërt:

Pini lëngun e katër limonëve të shtrydhur me katër gota ujë të freskët.

Dita e pestë:

Pini lëngun e pesë limonëve të shtrydhur me pesë gota ujë të freskët.

Dita e gjashtë:

Pini lëngun e gjashtë limonëve të shtrydhur me gjashtë gota ujë të freskët.

Dita e shtatë:

Pini lëngun e tre limonëve të shtrydhur me dhjetë gota ujë të freskët. Gjithashtu, në këtë ditë duhet të shtoni një lugë gjelle mjaltë dhe ta pini pijen gjatë tërë ditës.

Dita e tetë:

Pini lëngun e gjashtë limonëve të shtrydhur me gjashtë gota ujë të freskët.

Dita e nëntë:  

Pini lëngun e pesë limonëve të shtrydhur me pesë gota ujë të freskët.

Dita e dhjetë:

Pini lëngun e katër limonëve të shtrydhur me katër gota ujë të freskët.

Dita e njëmbëdhjetë:

Pini lëngun e tre limonëve të shtrydhur me tri gota ujë të freskët.

Dita e dymbëdhjetë:

Pini lëngun e dy limonëve të shtrydhur me dy gota ujë të freskët.

Dita e trembëdhjetë:

Pini lëngun e një limoni të shtrydhur me një gotë ujë të freskët.

Dita e katërmbëdhjetë:

Pini lëngun e tri limonëve të shtrydhur me dhjetë gota ujë të freskët, por gjithashtu në këtë ditë duhet ta shtoni edhe një lugë gjelle mjaltë.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: