Detaje/ Vlora në alarm, e gjithë Policia në ndekje të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj (fotot e autorit)

Detaje/ Vlora në alarm, e gjithë Policia në ndekje të 24-vjeçarit Ridvan Zykaj (fotot e autorit)
Vijojnë kërkimet për 24-vjeçarin Ridvan Zykaj i cili masakroj 8 persona nga fisi në fshatin Resulaj të Selenicës, në Vlorë.

Të gjithë forcat speciale,  FNSH, Delta Forcë dhe RENEA janë angazhuar në kërkim të autorit.

Policia e Vlorës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve të ndihmojnë lidhur me vendodhjen e mundshme për autorin i cili është në arrati dhe raportohet se është i armatosur. Gjithashtu blutë e qytetit bregdetar porosisin qytetarët kryesisht ata të Selenicës të bëjnë kujdes dhe mos të kenë kontakte me autorin.

Sipas dyshimeve mendohet se autori paraqet rrezikshmëri të lartë, pasi është i armatosur me armën e krimit dhe mendohet se ka edhe municione të tjera.

Detajet e reja për mediat thonë se mes viktimave ka edhe fëmijë dhe femra ndërkohë që autori dyshohet se është me të meta mendore.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: