Burri rreh gruan në Kavajë, por "ha dru" nga vëllai i saj

Burri rreh gruan në Kavajë, por "ha dru" nga vëllai i saj
Teksa rastet e dhunës në familje vijojnë një tjetër është regjistruar ditën e djeshme në Kavajë. Pasi burri ka dhunuar bashkëshorten e tij, momenti është parë edhe nga vëllai i gruas dhe kjo ka bërë që ai të qëllojë kunatin.

Pas kësaj, “protagonisti”, është përballur edhe me kallëzim, por edhe me urdhër mbrojtje.

“Më datë 08. 08. 2018, rreth orës 22:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., dhe A. Xh., vjeç 37 e 43, banues në Kavajë, pasi rreth orës 16:30, në fshatin Kanaparaj, G. B., ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes H. B., vjeçe 36, ndërsa A. Xh., vëllai i saj, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj  G. B., H. B., iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, njofton policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: