BOTËRORI/ 10 lojtarët e mëdhenj që nuk e prekën dot finalen e madhe  

BOTËRORI/ 10 lojtarët e mëdhenj që nuk e prekën dot finalen e madhe  
Më pak se 400 vetë, vlerësohet se jetojnë ende prej atyre që kanë luajtur në finalet e Kupës së Botës. Gjermania u kurorëzua në Italia ’90, duke treguar shpirtin e lartë të garës dhe karakterin prej fituesi. Megjithatë, edhe pse Argjentina humbi finalen, kishte arritur të shijonte suksesin katër vjet më parë. Ndërkohë, 10 lojtarë të tjerë të shquar në histori, nuk arritën të preknin finalen e madhe.

  1. Cristiano Ronaldo (Portugali). Ai që mbretëron ende si lojtari i vitit në botë, Ronaldo, udhëhoqi Portugalinë drejt suksesit të fundit Europian. Por, në tre botërorët e kaluar, nuk ka shkuar më shumë se Raundi i 1/16-ve dhe ky është shansi i tij i fundit.
  2. Eusebio (Portugali). I lindur në koloninë portugeze, Mozambik, Eusebio da Silva Ferreira realizoi 473 gola ne 440 ndeshje me klubet dhe Portugalinë, por në ’66 nuk shkoi dot më larg se gjysmëfinalet.
  3. Zlatan Ibrahimovic (Suedi): Iu bashkua këtë vit kampionatit amerikan, me Galaxy, por edhe pse një nga lojtarët më të mirë në botë, i është gëzuar pas sukseseve me Suedinë. Këtë verë mungon, pasi u tërhoq nga arena ndërkombëtare.
  4. Lev Yashin (Bashkimi Sovjetik). “Merimanga e zezë” u konsiderua portieri i Bashkimit Sovjetik. Ai luajti në katër kupa bote, duke shkuar tre herë në çerekfinale dhe një herë në gjysmëfinale, pa ia dalë të shijojë finalen.
  5. Zico (Brazil). “Pele i zi” ishte golashënuesi më i mirë i historisë së Brazilit, me 48 gola në 71 ndeshje, luajti në tri kupa bote, por nuk shkoi asnjëherë në finale.
  6. Sir Stanley Matthews (Angli). I vetmi lojtar që, para se të tërhiqej, luajti deri në moshën 50-vjeç, duke ndihmuar Anglinë më ’50 dhe ’54 të arrinte deri në çerekfinale.
  7. Hugo Sanchez (Meksikë). Meksika nuk u kualifikua në botërorin 1982 dhe u pezullua më 1990, në kohën kur Sanchezi ishte në ditët e tij të arta.
  8. Raul (Spanjë): Luajti 741 ndeshje me Real Madridin, por me Spanjën në botërorin 2002, nuk shkoi më tepër se çerekfinalet.
  9. Marco van Basten (Holandë): Ai luajti ndeshjen e fundit në moshën 28-vjeç, pasi karriera e tij u ndërpre prej dëmtimit. Nuk shënoi asnjë gol në Italia ’90, ku prej tij Holanda u konsiderua favorite, por Van Basten mbeti një prej lojtarëve më të mëdhenj, pa prekur finalen.
  10. David Beckham (Angli). Beckhami luajti 115 ndeshje me kombëtaren dhe në tri kupa bote, por nuk arriti asnjëherë të ketë sukses në botëror.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: