"BMW-ja" përfundon në kanal tek Syri i Kaltër, plagoset çifti

"BMW-ja" përfundon në kanal tek Syri i Kaltër, plagoset çifti
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Gjirokastër–Sarandë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të “Syrit të Kaltër” teksa një makinë tip BMW ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal pranë vendit të njohur si ‘Kriporja’.

Nga burimet në vendngjarje mësohet se mbetën të plagosur çifti i bashkëshortëve që udhëtonin me këtë automjet.

Çifti është dërguar në spitalin e Sarandës për ndihmën e parë mjekësore teksa raportohet se bashkëshortja ka pësuar plagë më të rënda.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, me të cilën ecte drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: