Berisha publikon fotot e kanabisit: Ja arat e narkopartisë në malet e Krujës

Berisha publikon fotot e kanabisit: Ja arat e narkopartisë në malet e Krujës
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa foto të dërguara nga “qytetari dixhital”.

Në foto tregohen disa parcela të mbjella me kanabis në fshatin Shtjez të malësisë së Krujës.

Sipas Berishës, këto janë “arat e narkopartisë”, duke akuzuar drejtpërdrejt Kryeministrin, Edi Rama, të cilin e cilëson “Noriega”.

Sipas “qytetarit dixhital”, në këtë zonë janë mbi dy mijë rrënjë hashash të mbjella. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Më poshtë, postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha në rrjetet sociale:

Një mirmëngjes për Noriegën nga arat e narkopartisë në Shtjez!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje zoti Berisha. Këto të dhëna që po t’i dërgoj janë në fshatin Shtjez në malësinë e Krujës, Janë mbi 2000 rrënjë hashash, vendi i quajtur “përroi i gjatushit”, Dol dhe komplet fshati Shtjez”.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: