“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe...

“ANTENA JASHTË FAMILJES”/ Shqipëria ç'ka qenë, ç'është dhe...
Satirë

“Antena Jashtë Familjes” vjen sot me një lajm të mirë. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin për koncesionet që ka dhe po vazhdon të japë qeveria.

Themi lajm i mirë, pasi kjo tregon se më në fund FMN-ja e ka kuptuar pas disa vitesh se duhet të justifikojë rrogat për punonjësit e këtij institucioni botëror.

E meqë ra llafi te institucionet ndërkombëtare. Sot kemi gugëlluar në internet në faqen zyrtare të Bankës Botërore, nga ku gjetëm dhe mblodhëm të ardhurat për frymë të vendit tonë të dashur.

Menduam t'i krahasojmë ato, pa koment, me të ardhurat për frymë të vendeve të tjera.

Komentin ua lëmë ta bëni ju, si edhe opinionistët e vendit tonë. Shpresojmë ta citojnë gazetën dhe rubrikën tonë. Edhe nëse nuk e citojnë, nuk ka gjë.

(Të ardhurat janë në dollarë e janë llogaritur në atë që quhet, Fuqia në Barazimin e Çmimeve).

Për sqarim, p.sh. Një e qethur në kohën e komunizmit kushtonte 10 lekë. Pra 1/7-ta e dollarit. Në Greqi, ajo kushtonte 1 mijë dhrahmi, pra 4 dollarë. Duke barazuar çmimin e qethjes për çdo vend dhe pse jo, edhe të rruajtjes, bëhet llogaritja e fuqisë ekonomike...

Ja disa nga të dhënat për të cilën nuk jemi lodhur fare t'i gjejmë.

Shqipëria në vitin 1990, i kishte të ardhurat për frymë, duke barazuar pra çmimet me ato të dynjasë, rreth  2.722 $. Në vitin 2017, arriti në 12.020.7 $.

Shteti                            Viti                       Viti

1990                       2017

Bullgaria                     5200 $                  20330 $

Kroacia                                                    25265 $

Çekia                                                       36.916 $

Estonia                                                    31638 $

Gjeorgjia                                                 10.700 $

(Kësaj ia fusim neve)

Letonia

Polonia                       6180$                    29300$

Serbia                                                      15090$

Tajlanda                     4300$                    17870$

Kanadaja                   20100$                   46380$

Armenia doli nga sistemi komunist në vitin 1990, me të ardhura për frymë rreth 2.420 $, pra afërsisht, sa shqiptarët. Në fund të vitit 2017, të ardhurat për frymë i pati më të vogla se tonat. Rreth 9.650 $.

Argjentina, në vitin 1990, vit në të cilin doli nënkampionë e botës në futboll, kishte të ardhura për frymë 6.990 $ dhe në fund të vitin 20017 i pati afërsisht 20.800 $.

Iraku, në vitin 1990 kishte të ardhurat për njeri, 7.447 $, pra rreth tre herë pak më mirë se neve. Në fund të vitit 2017, arriti në 17.197 $.

Afganistani, për vitin 1990, nuk ka të dhëna. Në fund të 2017-ës, arriti në 1.980 $, pra gjashtë herë më të vogla se tonat.

Angola, një vend i përfshirë shpesh në luftëra civile. Në fund të vitit 1990 kishte të ardhura për frymë, 2.220 $ e në fund të 2017-ës, arriti në 6.400 $.

Bjellorusia, në vitin 1990, i pati të ardhura për frymë rreth 5.400 $. Pra, nga sistemi komunist dolën dy herë e gjysmë më mirë se ne. Në vitin 2017, të ardhurat për frymë i pati rreth 18.850 $. Pra afërsisht 50% më mirë se ne.

Botsvana, vend afrikan. Në fund të vitit 1990, pati të ardhura për frymë rreth 5.250 $. Pra, afërsisht dy herë më mirë se ne. Në fund të vitit 2017 i pati afërsisht 17.350 $.

Kolumbia, ky vend i njohur te ne për prodhimet e tyre bujqësore, në fund të vitit 1990, i pati të ardhurat për frymë rreth 4.870 $. Pra, afërsisht ishin dy herë më mirë se ne, në të njëjtin vit. Në vitin 2017, ky vend i pati të ardhurat për frymë rreth 14.550 $.

Greqia, vendi ku në fund të vitit 1990 shqiptarët emigruan për jetë më të mirë, i kishte të ardhurat për frymë rreth 13.300 $. Krahasuar me të ardhurat për frymë të ne shqiptarëve, grekët jetonin 4 herë e gjysmë më mirë. Në fund të vitit 2017, Greqia i pati të ardhurat për frymë rreth 28.000 $. Pra, rreth 2.2 herë më shumë se mesatarja për frymë e shqiptarëve.

Butan, një vend në Azi. Në vitin 1990 i pari të ardhurat për frymë rreth 1.500 $. Në fund të vitit 2017 i kishte mbi 9.560 $, pra një rritje mbi gjashtë herë.

Dhe e mbyllim me Kinën. Në fund të vitit 1990, ky vend i kishte të ardhurat për frymë vetëm 987 $. Në fund të vitit, 2017 ky vend arriti në 16.807 $.

Rubrika e përditshme satirike e “Albanian Free Press”, “Antena Jashtë Familjes”, përgatitet nga Helidon Tahiraj

Shpërndajeni me miqtë tuaj: