AKU bllokon 27 ton miell gruri në Kakavijë: Pa dokumentacionin përkatës

AKU bllokon 27 ton miell gruri në Kakavijë: Pa dokumentacionin përkatës
Në vijim të aksioneve të marra në të gjithë territorin Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat AKU njofton se në Pikën Kufitare në Kakavijë është kapur një subjekt i cili tentoi të fuste në vend produktin miell gruri pa dokumentacionin përkatës.

Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi. Menjëherë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bë bllokimi i ngarkesës me sasi 27 ton duke u bazuar legjislacionit në fuqi, gjithashtu do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: