Aksidentohet të rinjtë me "Benz" në Tiranë, një i vdekur e 2 të plagosur rëndë

Aksidentohet të rinjtë me "Benz" në Tiranë, një i vdekur e 2 të plagosur rëndë
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në kryeqytet me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur.

Raportohet se në aksident ka humbur jetën 28-vjeçari Ervin Preçi, ndërsa të plagosur kanë mbetur drejtuesi i makinës, 28-vjeçari me inicialet L.D., dhe një vajzë 23-vjeçare me inicialet D.Xh. Raportohet se gjendja e të plagosurve është e rëndë.

“Shtetasi L. D. vjeç 28, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë jashtë rruge ku për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasi L. D. dhe pasagjerja, shtetasia D. Xh. vjeçe 23 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa pasagjeri tjetër shtetasi E. P., vjeç 28, banues në Tiranë, ka ndërruar jetë”, raporton policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: