130 mijë vende të lira pune, bizneset në Francë kërkojnë emigrantë, edhe nga Shqipëria

130 mijë vende të lira pune, bizneset në Francë kërkojnë emigrantë, edhe nga Shqipëria
Biznes franceze e kryesisht ato të restoranteve i janë drejtuar autoriteteve duke i bërë thirrje për të pranuar emigrantë pasi ka shumë vende të lira pune.

Me rreth 130 mijë vende pune të cilat nuk preferohen nga vendasit, bizneset private kërkojnë emigrantë përfshirë edhe nga Shqipëria.

Pohimi është bërë për mediat në Francë, nga Didier Chener, President i Grupit Kombëtar të Hotelerisë dhe Restoranteve.

Ky është një apel që restorantet dhe hotelet franceze i drejtojnë qeverisë së drejtuar nga Edouard Philippe për të lehtësuar procedurat për dhënien e kontratave të punës për emigrantet jo të rregullt që aktualisht qëndrojnë në France në pritje të procedurave të azilit si dhe për ata që kërkojnë të vijnë nga vende të tjera.

Sipas mediave franceze, aktualisht ka bisedime mes qeverisë dhe këtij grupi që përfaqëson sektorin e hoteleri-turizmit për të lehtësuar në maksimum marrjen e kontratave të punës nga emigrantët në këtë vend, kryesisht ata që kanë kërkuar azil.

Sakaq, pritet që të jepen sinjale nga shteti nëse do të lejojë që të pranohen emigrantë të rinj, enkas për këto 130 mijë vende të lira pune.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: