Zyrtari i Policisë: Kemi arrestuar shumë grupe shqiptarësh në Francë

Zyrtari i Policisë: Kemi arrestuar shumë grupe shqiptarësh në Francë
Një raport rreth kriminalitetin për muajve të parë të vitit u paraqit këtë të enjte në Prefekturën e Moselës në Francë.

Një zyrtar i policisë, Nicolas Philippotin përmendi grupet shqiptare, kur foli për vjedhjet.

Ai tha se në zonë kanë rënë vjedhjet, ndërsa janë arrestuar shumë grupe shqiptare, sipas mediave lokale.

“Kjo është një pikë kënaqësie për autoritetet: lufta kundër vjedhjeve po jep fryt. Gjatë gjysmës së parë të vitit ato janë ulur me 6.9% në të gjithë departamentin. Ky është rezultat i luftës kundër krimit të organizuar. Kemi arrestuar shumë grupe shqiptarësh dhe hetimet e mëtejshme kanë shkatërruar rrjetin e tyre”. tha Nicolas Philippotin

Për policinë, ky është edhe rezultat i masave parandaluese, por edhe pjesëmarrja me informacion e qytetarëve në ndihmë të operacioneve policore.

Në të kundërt, vjedhjet në automjete janë deri 5.8%. Koha nuk është më për të thyer radiot e makinave. Dyert dhe dritaret janë thyer për një portofol, një telefon ose para të mbetura në kabinën.

/l.k./

Marrë nga www.francebleu.fr

Shpërndajeni me miqtë tuaj: