Zinin hapësirat publike në plazh, procedohen penalisht 6 persona në Velipojë

Zinin hapësirat publike në plazh, procedohen penalisht 6 persona në Velipojë
Gjashtë persona janë proceduar penalisht në Velipojë për pushtimin e hapësirave publike në plazhe.

Policia sqaron se ka sekuestruar 1625 shezllone gjatë operacionit për lirimin e hapësirave në cilësinë e provës materiale.

Po sipas saj ka nisur procedimi penal për M. B. 50 vjeç, P. Gj. 44 vjeç, L. M. 47 vjeç, V. M. 31 vjeç, E. M. 24 vjeç, N. M. 61 vjeç, të gjithë banues në Velipojë.

Këta persona nuk kanë marrë leje nga autoriteteve lokale për të ushtruar këtë aktivitet duke shmangur kështu pagesën e taksave dhe tatimeve.

Materialet iu referuan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër në ngarkim të tyre për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” si dhe ”Pushtimi i tokës”.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: