Zgjedhjet në FSHF/ Bashkim Fino sulmon gjykatat për parregullsi, çështja shkon në CAS

Zgjedhjet në FSHF/ Bashkim Fino sulmon gjykatat për parregullsi, çështja shkon në CAS
“I kam bërë shkresë zyrtare, por edhe thirrje publike Komisioneve të Vetingut që të bëjë një hetim të hollësishëm profesional dhe pasuror mbi Kryetaren e Gjykatës, Enkeledi Hajri dhe gjyqtaren e shkallës së Parë, Marjana Dedi.”

Kështu u shpreh deputeti socialist, Bashkim Fino, në një reagim të fundit, lidhur me ecurinë e procesit gjyqësor, pasi shprehu pakënaqësi me zgjedhjet që i dhanë mandatin e pestë radhazi në krye të FSHF-së kreut aktual, Armand Duka.

“Fatmirësisht, të gjithë po kalojnë në “lupë” serioze mbi integritetin dhe kushdo që abuzon, do ketë fundin që meriton”, - theksoi Fino në reagimin e tij. “Kam dyshime shumë të forta, për manipulime të rënda me shortin në Gjykatën e Tiranës. I kam bërë kërkesë Kryetares së Gjykatës, për informacion me specifikime teknike sa i përket shortit dhe mora një përgjigje totalisht evazive dhe pa përgjigje.”

Fino shtoi se “Për këtë, do kërkoj një hetim penal, pasi dyshoj se kemi të bëjmë me një shkelje të rëndë.

Mësova në mënyrë direkte nivelin e abuzimeve, për të cilat do i shkoj deri në fund, si për Drejtësinë, që do vendoset shumë shpejt, ashtu edhe për evidentimin e atyre që abuzojnë në mënyrë skandaloze me pozicionin e tyre të punës.

Gjithashtu, çështja po shqyrtohet edhe në KAS-in e Lozanës.”

Bashkim Fino humbi zgjedhjet përballë Armand Dukës në Asamblenë Zgjedhore përballë Armand Dukës, por e cilësoi të parregullt procesin pasi morën pjesë në votime 12 shoqata. Ai e çoi çështjen në gjykatë si dhe në CAS.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: