"Uzina e vdekjes" në Laç, humb jetën në spital edhe i plagosuri

"Uzina e vdekjes" në Laç, humb jetën në spital edhe i plagosuri
Fatkeqësisht edhe personi i dytë që mbeti i plagosur pas rrëzimit të një muri të ish-uzinës së superfosfatit në Laç humbi jetën në spitalin e Traumës, duke mos u mbijetuar plagëve,  pavarësisht ndihmës së mjekëve.

Dashamir Jahja mbeti i plagosur pasi u shemb muri në ndërtesën ku ai po mblidhte skrap së bashku me Drilon Lamaj, ndërsa shoku i tij  gjeti vdekjen e menjëhershme.

Vite më parë u diskutua shembja e oxhakut të uzinës që u ndërtua në vitin 1965, por duhej një ndërhyrje me  specialistë të mirëfilltë, çka nuk u realizua asnjëherë derisa u shkaktua tragjedia e radhës.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: