Universiteti Bujqësor, 1800 kuota pranimi. Prioritet shkollat profesionale bujqësore

Universiteti Bujqësor, 1800 kuota pranimi. Prioritet shkollat profesionale bujqësore
Plot  1800 studentë të rinj do të pranohen në Universitetin Bujqësor.

Pranimet e reja në këtë vit akademik, mbështeten në disa kolona.

Fatbardh Sallaku, dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit në Universitetin Bujqësor, shpjegon: “Duhet mesatare mbi 6 dhe pikët maksimale i marrin maturantët nga shkollat profesionale bujqësore”.

Bujqësia është një nga fokuset e ekonomisë shqiptare dhe si e tillë, maturantët e kanë kuptuar se duhet të zgjedhin degë që janë më pranë tregut të punës.

Të dhënat e një viti më mirë, janë arsyeja pse Universiteti Bujqësor ka pritshmëri më të lartë për regjistrimet e këtij viti.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: