U përplas me vazon e luleve anës rrugës, humb jetën 54 - vjeçari që udhëtonte me motoçikletë

U përplas me vazon e luleve anës rrugës, humb jetën 54 - vjeçari që udhëtonte me motoçikletë
Një 54 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident në Shkodër pasi duke ecur me motoçikletë u përplas me vazon e luleve.

Policia sqaron se viktima N.B, banues në lagjen “Guerlie”, udhëtonte me një motoçikletë në aksin rrugorë Shkodër – Baçallëk, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur fatalist vazon prej betoni anës rrugës.

Përplasja ka qenë fatale aq sa mjekët vetëm sa kanë konfirmuar vdekjen e tij.

/l.k./

Foto Google

Shpërndajeni me miqtë tuaj: