Turizmi, sezoni i sivjetshëm mes nismës anti-informalitet ndaj bizneseve të tij

Turizmi, sezoni i sivjetshëm mes nismës anti-informalitet ndaj bizneseve të tij
Sezoni i sivjetshëm turistik, përveç mbërritjes së turistëve të shumtë në vend, po shoqërohet edhe me një sërë masash të ndryshme për të siguruar mbarëvajtjen e tij. Ku ajo më kryesorja për këtë vit, duket se është pikërisht ajo e nismës anti-informalitet.

Kështu, pas tre të mëparshme të ndërmarra gjatë viteve të fundit nga qeveria “Rama” në tërësi për të gjitha llojet e bizneseve, një e tillë ka nisur të aplikohet pikërisht në ato që i përkasin sektorit të turizmit.

Kështu, autoritetet tatimore kanë bërë dje me dije zyrtarisht se “hetimi tatimor po vijon me kontrollet dhe verifikimin e subjekteve, që ushtrojnë veprimtari ekonomike në sektorin e turizmit, në të gjithë vendin”.

“Më konkretisht, strukturat e specializuara të Drejtorisë së Hetimit Tatimor Rajoni Verior po i përqendrojnë veprimet e tyre në zonat turistike të qarkut Shkodër e Lezhë, nga Velipoja në Tale e Patok, si dhe në zonat malore të Valbonës, Razmës, Thethit, etj”, kanë saktësuar më tej ata.

Duke vijuar edhe me dhënien e shifrave konkrete, të tilla si ajo që duke nisur nga data . 22 qershor e në vazhdim, nga kjo drejtori, u verifikuan në total 397 subjekte, nga të cilat, për 186 subjekte u morën masa, me një vlerë prej rreth 6.9 milionë lekësh.

“Më konkretisht: “Për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 34 shkelje; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 28 shkelje; për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 25 shkelje, për “mos mbajtje të paisjes fiskale në gjendje pune” janë penalizuar 14 subjekte, për “shitje pa faturë” janë penalizuar 12 subjekte, ndërsa 19 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore”, pohojnë autoritetet tatimore.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: