“Tre Luanët” çojnë Kolumbinë në shtëpi, hapet rruga drejt finales  

“Tre Luanët” çojnë Kolumbinë në shtëpi, hapet rruga drejt finales  
Anglia kalon Kolumbinë pas 120 minutave lojë falë penalltive dhe kualifikohet mes tetë më të mirave 

Aranit Muraçi

Ishin të nënvlerësuar para botërorit, për shkak ndoshta të mbivlerësimit të Gjermanisë dhe Spanjës. Anglia arrin në çerekfinale të Kupës së Botës, ndonëse me 11-metërsha, pas 120 minutave lojë. Pas kualifikimit vlerësohet si një ekip me potencial të mjaftueshëm për të arritur të paktën në finalen e madhe, sukses që i mungon prej mbi 52 vitesh.  E vetmja arritja e Kolumbisë në çerekfinale të Kupës së Botës ishte ajo e katër viteve më parë në Brazil. Kolumbianët dështuan të përsërisnin të njëjtin sukses përballë Anglisë në botërorin e radhës, Rusi 2018, pasi gabuar nga pika e bardhë e panalltive.

Anglia kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Botës pas 120 minutave lojë dhe kohës shtesë që u mbyll në barazim 1-1.

Pjesa e parë e ndeshjes nuk dhuroi shumë emocione me pak raste për shënim.

Në pjesën e dytë sulmuesi i Totenhem, Harry Kane, pas një 11-metërshi, kaloi “Tre Luanët” në epërsi.

Harry Kane gjatë këtij botërori me golin ndaj Kolumbisë arriti të shënonte në çdo ndeshje që ai e nisi si kapiten dhe u ngjit në kuotën e 5 golave, duke udhëhequr listën e golashënuesve më të mirë deri tani.

Por kur u mendua se Anglia preu biletën, në minutën e fundit, pas një goditje këndi Yerri Mina me kokë barazoi rezultatin dhe çon ndeshjen në shtesë.

Edhe shtesa nuk ndryshoi rezultatin ndërsa me 11-metërsha, Anglia kaloi në çerekfinale, pasi kolumbianët gabuan dy herë kundrejt një goditje të gabuar të “Tre Luanëve”.

Eric Dier realizoi penalltinë e fundit që kualifikoi Anglinë. Me kualifikimin e Belgjikës dhe eliminimin e Portugalisë, si rival për trofeun e “Këpucës së artë” Kane sheh Romelo Lukakun e Belgjikës.

Anglinë e pret në çerekfinale Suedia, befasia e këtij botërori.

Që prej botërorit ’90, kur arriti e treta, Anglia është eliminuar dy herë nga faza e grupeve përfshirë edhe botërorin e kaluar. Kjo ndoshta bëri që të nënvlerësohej nga ekipet e tjera.

Marshimi i “Tre Luanëve”

Anglia, fituese e një botërori të vetëm në vitin 1966, me eliminimin e Spanjës, i rriti ndjeshëm kuotat për të prekur finalen e munguar, pasi nuk do të përplasej me asnjë nga ekipet e mëdha. Në çerekfinale e priste Suedia dhe në gjysmëfinale fituesi i çiftit, Rusi-Kroaci. Anglia i ishte afrua finales për të herë të fundit në Italia ‘90, kur u eliminua nga Gjermania në gjysmëfinale.

Spektakli nga tifozët

Me mijëra tifozët optimistë të Anglisë zbarkuan dje në Moskë për të ndjekur “Tre Luanët” në përballjen me Kolumbinë, edhe pse çmimi i biletës para ndeshjes shkoi mbi 800 euro. Po ashtu  edhe shumë tifozë kolumbianë, të cilët iu drejtuan stadiumit “Spartak Arena” në Moskë, mbërritën me optimizëm të madh për të përsëritur suksesin e botërorit të kaluar.

 

Angli-Kolumbi 1-1 (4-3 me penallti)

Shënues: Harry Kane 57’ (11-m)/ Yerry Mina 90’

Penalltitë: Kane +, Rashford +, Handerson -, Tripper,  Dier +/ Falcao +, Cuadrado +, Muriel +, Uribe -, Bacca -

Anglia:  Pickford, Walker (Rashford 114’), Stones, Maguire, Henderson, Trippier, Lingard, Alli (Dier 81’), Young (Rose 102’), Sterling (Vardy 88’), Kane. Trajner: Gareth Southgate

Kolumbia:  Ospina, Arias (Zapata 116’), Mina,  Sánchez, Mojica, Sánchez (Uribe 79’), Barrios, Quintero (Muriel 88’), Lerma (Bacca 61’), Cuadrado, Falcao. Trajner: Jose Pekerman

Gjyqtar: Mark Geiger (SHBA)

Shpërndajeni me miqtë tuaj: