Tifozët anglezë me veshjen e trajnerit të tyre marshojnë drejt Moskës për finalen e madhe

Tifozët anglezë me veshjen e trajnerit të tyre marshojnë drejt Moskës për finalen e madhe
Vetëm pak orë kanë mbetur nga gjysmëfinalja e dytë, Angli-Kroaci, ora 20:00, pas së cilës do të përcaktohet finalja e madhe e Kupës së Botës. Franca siguroi biletën e parë mbrëmjen e djeshme, pas fitores 1-0 kundër Belgjikës.

Anglia kërkon finalen e madhe të 15 korrikut dhe për të kaluar Kroacinë, në Moskë “Tre Luanët” do kenë mbështetjen e mijëra tifozëve që kanë vërshuar drejt Moskës.

Entuziazmi është aq i madh, saqë disa tifozë janë veshur si trajneri i tyre  Gareth Southgate.

Anglia luan ndeshjen e saj më të madhe pas vitit 1990, kur arriti në gjysmëfinale dhe nëse kalon Kroacinë prek suksesin e dytë më të madh në histori, pas finales së vetme në vitin 1966.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: