Tentoi të korruptonte oficerin e policisë me 150 euro, arrestohet 35-vjeçari

Tentoi të korruptonte oficerin e policisë me 150 euro, arrestohet 35-vjeçari
Një 35-vjeçar nga Fushë-Kruja është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të korruptonte me 150 Euro Oficerët e Krimit Ekonomik-Financiar me qëllim mosprocedimin e tij, pasi u kap duke transportuar mallra pa dokumentacion.

Në pranga u vu Gentjan Kameri, 35 vjeç, banues në Fushë-Krujë i dënuar më parë për "Moskallëzim Krimi".

"Në datë 09.07.2018, ky shtetas është kapur në qytetin e Pogradecit, me mjetin tip "Fiat Punto" me targa AA 398 LE, brenda të cilit iu gjetën mallra (pjesë këmbimi mjetesh) për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës. Ky shtetas gjithashtu ka tentuar të korruptojë Oficerët e Sektorit për Krimin Ekonomik Financiar, me një shumë prej 150 Euro, me qëllim mosprocedimin e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale", njoftoi policia.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: