Të shtënat në Dhërmi, i prangosuri nga policia i dyshuari si pjesëmarrës në vrasjen e Linzës

Të shtënat në Dhërmi, i prangosuri nga policia i dyshuari si pjesëmarrës në vrasjen e Linzës
Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e vona të së shtunës në një nga lokalet pranë plazhit Havana të Dhërmiut, ku një 23-vjeçar qëlloi 4 herë në ajër me pistoletë.

Autori është identifikuar Emiljano Nina, i cili dyshohet se është i njëjti person që në vitin 2015 u akuzua për pjesëmarrjen në vrasjen e Enton Nikës, në Linzë të Tiranës.

Për këtë ngjarje i akuzuari ishte dënuar me 14 vjet burg, por pas ngjarjes së fundit ende nuk janë bërë të qarta rrethanat e lirimit të tij.

Policia e Shtetit ende nuk ka saktësuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

Në zbardhjen e ngjarjes, përmes një njoftimi për shtyp, bën me dije se shkak i konfliktit ka qenë një debat i vjetër për një femër. Për koincidencë Nina dhe personi tjetër i përfshirë në konflikt, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kanë qenë në të njëjtin ambient. Si pasojë në gjaknxehtësi i ndaluari ka qëlluar me armë në ajër duke shkaktuar panik. Sipas policisë, nga të shtënat në ajër nuk ka të lënduar, ndërsa pse dëshmitarët shprehen se kishin parë njerëz të gjakosur.

Sipas policisë 23-vjeçari u vu në pranga dhe do të akuzohet për mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit dhe prishje të qetësisë publike.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: